15.5 C
Tirana

”Marina ti je?”, ndjekësit e moderatores ngelën të habitur pasi panë këtë foto dhe kanë të drejtë

VENDI

U bë disa kohë që nuk e shohim në ekranin e vogël dhe për hir të së vërtetës na ka marrë malli për të, pasi Marina Vjollca është një nga figurat më të dashura të televizioneve shqiptare.

Pas një eksperience disavjeçare në ”Procesi Sportiv”, Marina moderoi ”C’est la vie” dhe nga ajo kohë e deri më sot, nuk e kemi parë gjëkundi, përveçse në rrjete sociale. Bukuroshja bionde është vazhdimisht aktive në Instagram, ku ndan vazhdimisht moment nga udhëtimet me Getoar Selimin, motrat e saj Luana dhe Lira Vjollca, apo edhe dedikime të ndjera për mamanë, mirëpo një foto e postuar më datë 30 maj ka shkaktuar jo reagime tek ndjekësit.

Po fërkoni edhe ju sytë? Nuk jeni të vetmit, Marina duket komplet ndryshe sa nuk do të ishte aspak habi të mos e njihnit. Edhe një nga vajzat e Living nuk e besoi se mund të ishte ajo, e mesa duket edhe shumë tjerë nuk e kanë fshehur habinë. Fuqia e makeup-it është e padiskutueshme, ndonëse disa mendojnë se fshihet diçka tjetër.

- Advertisement -

TE FUNDIT