12.5 C
Tirana

Luana Vjollca dhe Krenari blejnë shtëpi, pas kaq vitesh lidhje nis bashkëjetesa?

VENDI

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lídhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë.

 

Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj. Mirëpo, Shqipëria është një vend kaq i vogël dhe sekretet nuk zgjasin gjatë! Edhe pse herë pas here është alùduar se Luana dhe Krenari janë ndàrë, dyshja vazhdojnë të realízojnë planet e tyre në héshtje të plotë.

 

Së fundmi “Prive” ka mësuar se çifti kanë fínalízuar një kontratë për blerjen e një aprtamenti luksoz në Prishtinë. Ata kanë zgjedhur që të blejnë një shtëpi një lagjen Arbëria në kryeqytetin e Kosovës dhe thuhet se shtëpia e tyre shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme e ka një pamje të bukur të Prishtinës.

 

Ndërkohë Tirana vazhdon të jetë qendra kryesore e jetës dhe punës për çiftin. Përveç angazhimeve profesionale të Luanës, edhe Krenari po shtrin disa prej bizneseve të tij në kryeqytet që i ka dhe në Prishtinë.

 

Sakaq disa javë më parë, “Balkanweb” raportoi se Luana dhe Krenari janë gati t’i thonë “Po” njëri-tjetrit dhe përgatitjet për dasmën kanë nisur. Ceremonia e tyre që mendohet të jetë shumë private, do të mbahet në muajin shtator, ndaj 30-vjetori do ta gjejë me një status të ndryshuar moderatoren.

- Advertisement -

TE FUNDIT