20.5 C
Tirana

Lë pa fjale me deklaraten Silva Bino : Ne kemi pasur persona të prekur me Koronavirus që në Shkurt, por kjo sdo të thotë që…

VENDI

Silva Bino shefe e epidemiologjisë së ISHP-së në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e koronavirusit në vend. Bino tha për gazetarin Endri Xhafo se ministria bën shpërndarjen e informacionit për situatën. Gjithashtu Bino theksoi se identifikimi i rasteve bëhet më anë të zgjerimit në brezin e parë, të dytë dhe të tretë, gjithashtu edhe në llojin e sëm. undjes që pacientët paraqesin.

Ndër të tjera Bino u shpreh mosha mesatare e të prekurve, mosha mesatare e numrit të vde. kjeve është e publikuar në komunikatën për shtyp. Në këtë situatë të vështirë që ndodhet vendi Bino tha se nëse thyhen rregullat që duhen zbatuar për parandalimin, duhet ndërhyrë menjëherë, pasi një pakujdesi e vogël të rrez. ikon.

Xhafo : Nuk dimë në vlerë përqindjen personave te prekur?

Bino: Ky është proces që ka një muaj, ne i riverifikojmë të gjitha të dhënat. Është një proces që kryhet brenda 24 orëve. Nën moshën 50-vjeç vde. kshmëria shkon në 2%, në grupet e tjera është shumë më e lartë.

Xhafo: Mosha mesatare e vik. timave?

Bino: Mosha mesatare e vdekshmërisë është 65-vjeç, por përqindja më madhe e tyre është mbi 70-vjeç.

Xhafo: A e kemi kaluar pikun dhe nëse po, kur e patëm dhe a patëm ndonjëherë?

Bino: Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëm. undjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin ne të gjitha format e rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm.

Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet.

Xhafo: OBSH e ka përcaktuar në datën 27 se çfarë është COVID-19, çfarë nxirrnin analizat tuaja?

Bino: Ne identifikonim rastet, nuk nxirrnim analizat. E rëndësishme dhe ajo çfarë është kryer pas pand. emisë, me rëndësi është mbikëqyrja e sëm. undjes së rëndë respiratore- akute. Mund të themi që nga janari nuk kemi pasur raste me sëm. undje të rëndë respiratore.

Pavarësisht se shenjat e para ngjajnë, koronavirusi, ka tashmë, disa shenja të tjera që janë karakteristike për të, që kanë të bëjnë me shijen dhe nuhatjen. Do të bëhen studime më të thelluara, për të pasur më shumë detaje.

Xhafo: A po përgatiteni të zhvilloni testin e imunoglobulinës?

Bino: Për të parë nëse kemi të bëjmë me sëm. undje inf. ektive, ne identifikojmë virusin, izolohet në kultura qelizore. Nuk kemi laborator të biosigurisë 3 dhe 4 që të bëjmë izo. limin e virusit. Por, kemi laborator për inf. eksionet respiratore, për izolimin e gripit. Zbulimi i virusit ndodh ditët e para të sëm. undjes.

Organizmi lu. fton me fakocitet dhe qelizat e zgjuara, kemi imunitet qelizor dhe imunit që prodhon kundër trupa, pas ditës së pestë të sëm. undjes.

Sot nuk kemi teste specifike për Covid-19, kemi teste eme. rgjente, por në një prononcim të Akademisë Amerikane të Shkencave, thuhet që këto teste duhet ti vlerësojmë, dhe këtë po bëjmë edhe ne, për të parë se si këto teste shkojnë më diag. nozën molekulare.

Kalimi i inf. eksionit nuk e bën personin imun. Akoma nuk kemi teste të përcaktuara. Në shumë sëmu. ndje vi. rale për të vënë diag. nozën ndërtohet kombinimi i testeve diag. nostike. Nuk është pasaportë imuniteti, duhet në fillim të vlerësohen dhe më pas do të shikohet personeli ka kaluar inf. eksion apo jo.

Xhafo: Shkodra sot ka 71 raste, çfarë ndodhi? Përse doli situata jashtë kontrollit?

Bino: Shkodra ka bërë shumë tepër teste se rrethe e tjera. Masat e distancimit social nuk janë zbatuar. 60% e rasteve të cilat janë testuar në Shkodër janë asimptomatik. Kjo është bërë në bazë të gjurmimit dhe testimit.

Në fillim testohen persona të cilat kanë shenja, pasi kjo nuk është një sëmundje që e bëra testin dhe nuk kam gjë. Duhet kuptuar që duhet të jesh në kontroll dhe duhen marrë disa masa të distancimit social.

Më tej Bino tha se përparësi marrin persona që mund të jenë me sëm. undje të rënda dhe persona që kanë mundësi apo kontakte me persona të prekur nga COVID.

Xhafo: A arrini të bëni hetimin e duhur për të kapur të gjitha rastet?

Bino: Zgjerohemi në brezin e parë të dytë dhe të tretë, gjithashtu edhe në llojin e sëm. undjes që ata paraqesin.

Xhafo: Metodogjia që përdorni për të përcaktuar nëse një person që shuhet nga jeta është vik. timë e COVID-19?

Bino: Me vde. kshmërinë merret një grup ekspertësh i përcaktuar, të cilët përcaktojnë edhe shkakun e vd. ekjes.

Xhafo: A prisni të zhd. uket apo mund të rikthehet në vjeshtë?

Bino: Virusi ka mendjen tij, në mundohemi të kuptojmë sa më shumë në lidhje me virusin dhe sjelljen e tij tek njerëzit. Kemi projeksione matematike dhe shkojmë sipas modelit që është përgatitur. Kur sëm. undja ka vde. kshmëri të lartë ka gjasa të zhd. uket më herët, por kur nuk ka një vde. kshmëri të lartë nuk ka gjasa që të zhd. uket shpejt.

Kjo është një sëm. undje që ka thyer të gjitha barrierat. Kemi bërë gjurmimin e thelluar epi. demiologjik, kemi eksploruar përtej masave. Virusi mund të qarkullojë në mënyrë më të ulët gjatë verës, por gjithnjë duhen respektuar masat e distancimit social.

Xhafo: Si do ti bëjmë ballë virusit nëse imunitetin e tufës e kemi shumë të ulët?

Bino: Do të shohim se si do të sillet virusi gjatë kësaj kohe. Do të përpiqemi të ruajmë sjelljen. Asim. ptomatikët krijojnë imunitet në popullatë, besoj do të dalin teste për të parë edhe imunitetin e popullatës, por duhet të tregohemi të kujdesshëm

- Advertisement -

TE FUNDIT