17.5 C
Tirana

Kush është e reja shqiptare që i ati i mori jetën se s’donte që të dilte me shoqet?

VENDI

Sabrina Leka quhet 20-vjeçaraja, e cila ndërroi jetë pasi i ati i saj 49-vjeçar nuk donte që ajo të dilte me shoqet dhe të frekuentonte jetën e natës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Adelaide të Australisë.

Babai i 20-vjeçares është arrestuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, pasi kishte qëlluar edhe veten me thikë.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinën e saj, ndërsa babai 49-vjeçar, Petriti, ishte aty pranë, i lyer me gjak

Shoqet e saj thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.

Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për mjekësi dhe tepër ambicioze me studimet. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.

- Advertisement -

TE FUNDIT