14.5 C
Tirana

Kur do pushojë shiu? Mësoni çfarë pritet në fund të muajit

VENDI

Meteorologia Adjola Bani shprehet për Ora News se gjatë javës pjesa më e madhe e territorit shqiptar do përfshihet nga reshje shiu dhe në fund të muajit do kemi temperatura me të larta se normalja.

“Rënia disa gradë e temperaturave këtë javë nuk është problematike, sepse kjo rënie na ka kthyer në vlerat tipike të muajit prill. Jo vetëm në vlerat e mëngjesit por edhe të mbasdites vlera tipike shkon jo më shumë se 20-21 gradë celcius. Ndërsa fundjavën që kaloi ne kemi përjetuar temperatura me vlerën 25-26 gradë celcius e cila është një rritje anormale e menjëhershme.

Ndërsa temperaturat 20-21 grade celcius janë normale për zonat bregdetare dhe të ulta. Edhe prezenca e reshjeve të shiut është mëse normale sepse deri në 20 prill kemi patur vetëm 2 episode të shkurtëra shiu gjë që nuk është plotësuar ende kuota mujore përsa i përket reshjeve.

Presim që kjo javë të na sjellin prezencë të tyre në territorin shqiptar dhe kjo situatë do vazhdojë deri ditën e enjte pasdite, ku pritet që situata të përmirësohet gradualisht në zonat perëndimore, ndërsa për pjesën tjetër të territorit do kemi përmirësim të kushteve të motit duke filluar nga e premte dhe në vijim. Gjatë ditës së shtunë dhe të diel do kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, ku vlerat parashikojnë të shkojnë deri në 24-25 gradë.

- Advertisement -

TE FUNDIT