15.5 C
Tirana

KPK shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër

VENDI

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas verififikit të dokumentacionit të dorëzuar ka shkarkuar këtë të hënë gjyqtarin e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha.
Gjyqtari Vjerdha është nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.
Sipas relatimit të çështjes ndaj Vjerdhës në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk kishte probleme të mëdha sa i përket kriterit të pasurisë dhe u gjet pa probleme në kriterin e figurës, ndërkohë ai u përball me kritika për profesionalizimin.

- Advertisement -

TE FUNDIT