10.5 C
Tirana

Koreografi rrëfen detajet nga shèrri me Elvana Gjatën, e hoqi nga trupa e baletit sepse kërceu për Kidën

VENDI

Kërcimtari dhe koreografi i njohur Tan Brama ka sqaruar sherrin e bujshëm me Elvana Gjatën, e cila i bëri unfollow dhe nuk e mori më në trupën e saj të baletit, pasi ai kërceu për Kidën.

Në një intervistë për emisionin Glamour Zone në TV ORA, Tani zbuloi se cfarë ndodhi, pas bujës mediatike që bëri deklarata e tij.

Ester Bylyku: A të kontaktoi Elvana pas bujës mediatike?

Tan Brama: Pasi më hoqi nga Instagrami unë e bllokova. Më pas më shkruajti menaxheri i saj dhe i thashë që nuk duhet t’i marrësh kaq me rëndësi gjërat. I thashë kështu ndodhi dhe kaq. Më pyëtën pse s’je te trupa e baletit, nuk është normale të hiqet një nga trupa për një ‘pse more pjesë ti tek Kida’. Unë jam artist unë shkoj ku të mundem, sepse kam investuar te vetja. Hidhu dhe unë rri vetëm me ty!

Ester Bylyku: Keni pasur kontratë?

Tan Brama: Jo, edhe balerinë e tjetë që ishin me mua shkonin te Nora Istrefi. I thashë dhe menaxherit të Elvanës, që nuk mund ta lija dhe i kisha dhënë fjalën Kidës.

Ester Bylyku: Po më vonë, u përpoq Elvana të të bllokonte punën tek artistët e tjerë?

Tan Brama: Jo, Elvana nuk është vajzë e tillë. Mund të të marrë inat për momentin por është artiste e mirë.

Kujtojmë që disa muaj më parë, në një prononcim për Boldnews.al, Brama tregoi se Elvana Gjata i kishte bërë dhe unfollow në Instagram, për shkak të një videoje që koreografi kishte shpërndarë me Arilenën. Më pas ajo nuk e njoftoi për të marrë pjesë në koncertet e saj me grupin e kërcimit gjatë Sunny Hill Festival, dhe arsyeja ishte Kida.

“Në Sunny Hill Festival, ajo më hoqi nga formacioni i trupës së kërcimit, pasi unë me grupin tim performova ditën e parë me Elvanën, dhe të nesërmen, sërish në Sunny Hill Festival, por me këngëtaren Kida. Më pas, Elvana nuk më njoftoi për koncertin e radhës, arsyeja tashmë kuptohet pse. Madje kisha dy muaj që përgatitesha për tour-in e saj. Por në fund fare nuk më njoftuan”, tregon Brama.

- Advertisement -

TE FUNDIT