20.5 C
Tirana

“Kjo është idiotësi dhe mashtrim”, Monika Kryemadhi tregon debatin me Metën për virusin

VENDI

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se ndan mendime dhe qëndrime të ndryshme për politikën edhe për koronavirusin me presidentin Meta.

“Ndajmë qëndrime të ndryshme për politikën edhe për koronavirusin. Iliri është më strikt përsa i përket masave, takimit të duarve, unë nuk jam strikte, unë mendoj se është mashtrim dhe idiotësi kjo vënia e maskave dhe dorezave, u mungon oksigjeni në tru.

Pak kanë probleme por t’u vendosësh maska në rrugë. Kjo historia e dorashkave për të shkuar në supermarkete është prapë një idiotësi tjetër, nëse duam të ruajmë pastërtinë në qendrat e shërbimeve cdo klient duhet të vendosë dorashkat në supermarketin që hynë.

Janë disa masa që po të hysh në një logjikë njerëzore mënyra sesi i kanë detyruar qoftë policinë dhe ushtrinë apo personelin që punojnë për maskat është një mungesë. Asnjë nga ne nuk jeton në spital.

I shmangemi debateve të tilla se nuk fitoj gjë me Ilir Metën, përsa i përket me koronavirusit, edhe ndonjë gjë tjetër mund ta fitoj” tha Kryemadhi për Report Tv.

- Advertisement -

TE FUNDIT