20.5 C
Tirana

Këngëtarja shqiptare humb 20 mijë euro për shkak të koronavirusit / ja pse

VENDI

Këngëtarja shqiptare, Shkenda Dubova feston sot ditëlindjen dhe kishte bërë plan që të festonte me një grup mikeshash në Maldive.

Koronavirusi jo vetëm ia prishi planet Shkendës, por prej pandemisë, ajo ka pësuar një humbje të madhe parash.

“Prive.al” ka mësuar se Shkenda ka arritur që ta spostojë rezervimin e hotelit për të dhe shoqet e saj në një kohë tjetër mirëpo e njejta gjë nuk ka vlejtur për biletat e avionit.

Sipas “Prive.al”, 20,000 euro bileta për grupin e shoqërisë të paktën deri tani nuk kanë arritur të rimbursohen nga linjat ajrore duke bërë që Shkendës t’i kushtojë kjo krizë.

- Advertisement -

TE FUNDIT