22.5 C
Tirana

Kafe e raki pa e prishur terezinë, policia kap mat klientët dhe pronarët e lokaleve

VENDI

Policia ka gjobitur me 10 000 lekë një numër të madh qytetarësh gjatë ditës së djeshme pasi u konstuan pa autorizim në rrugë, ndërsa më i rëndë ka qenë ndëshkimi për gjashtë pronarë baresh të cilët u gjetën hapur pavarësisht urdhrit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme janë gjetur hapur gjashtë bare, të cilët i shërbenin klientëve edhe pse urdhri është që të qendrojnë mbyllur.

“Në të gjithë vendin janë konstatuar 6 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020”, njofton policia.

- Advertisement -

TE FUNDIT