18.5 C
Tirana

Jorida Tabaku bëhet nënë për herë të tretë, sjell në jetë një djalë

VENDI

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është bërë nënë për herë të tretë. Tabaku ka ndarë me të gjithë lajmin se tashmë ajo ka sjëllë në jetë dhe djalin e saj Drenin, dje pak pas mesditës.

 

Ish-deputetja shkruan se dy fëmijët e tjerë të saj Arba dhe Iris janë “shumë të lumtura për vëllaçkon e vogël”.

 

Postimi i Jorida Tabakut
“Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllackon e vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes tonë!”, shkruan ish deputetja Jorida Tabaku në postimin e saj.

 

Tabaku ka dy vajza binjake, Arba dhe Iris, të cilat tashmë janë të bekuara dhe me vëllain e tyre Drenin.

- Advertisement -

TE FUNDIT