15.5 C
Tirana

Ja si Ilir Meta i shpëtoi rigjykimit “përgjithmonë” për bllokun 700 mijë eurosh!

VENDI

Teksa kryeministri Rama ka deklaruar dje se PD e LSI kanë kërkuar pazare, gazeta po tregon se si në vitin 2016 u bë një pazar i tillë. Në 2016 u bë ndryshimi i Kushtetutës dhe bashkë me të u ndryshuan një sërë ligjesh, përfshirë dhe Kodi i Procedurës Penale.

Në atë kohë pati një debat për nenin 449, i cili amniston të gjithë të dënuarit. Në këtë nen tashmë, të miratuar thuhet: “Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit”. Por ndryshimi i këtij neni është bërë i gjithi për Ilir Metën.

Në atë kohë presidenti hezitonte të miratonte ndryshmet Kushtetuese dhe kërcënoi madje me dorëheqje.

Por gazeta ka mësuar se janë bërë pazare në atë kohë. Neni 449 ka ndryshuar posaçërisht për Metën. Frika e kreut të shtetit ka qenë videoja me Dritan Priftin, ku kërkon 700 mijë euro për një tender. Në atë kohë çështja shkoi në gjykatë dhe Meta doli i pafajshëm.

Por sot kuptohet se si ka dalë vendimi, pasi gjithë trupa gjyqësore ka dhënë dorëheqjen nga vetingu. Me Kodin e vjetër ekzistonte mundësia që me reformën në drejtësi e SPAK çështja të rihapej. Por pas ndryshimeve në nenin 449, tani është e pamundur që ajo çështje të rishqyrtohet. Pra Meta është amnistuar. /Kliti Topalli

- Advertisement -

TE FUNDIT