20.5 C
Tirana

Italia falënderon Shqipërinë dhe vendet që e ndihmuan kundër koronavirusit me videon prekëse

VENDI

Një video emocionuese po qarkullon në rrjetet sociale, ku zona e Lombardisë falënderon të gjitha vendet që i erdhën në ndihmë Italisë në luftën me koronavirusin, mes tyre edhe Shqipërinë. Pjesë e videos është edhe kryeministri Rama, i cili dërgoi fillimisht 30 mjekë dhe infermierë në Itali.

“Shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi”, -është fjalia e shkëputur nga deklarata e tij, pak para nisjes së stafit mjekësor.

Në video thuhet:

“Erdhët nga larg, nga tokat dhe vendet tuaja, nga shtëpitë tuaja. Erdhët për ne. Zbritët nga avionët duke buzëqeshur. Duke ngritur dorën në shenjë fitoreje. Duke shtrënguar krenarë flamurin tuaj.

‘Shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi!’

Erdhët për Milano-n, Bergamo-n. Brescia-n dhe Monza-n, për Valtellina-n dhe Padova-n, për Lodi-n Mantova-n, Cremona-n. Për Varese-n dhe Como-n, për Lecco-n. Për qytetet e mëdha dhe ato të vogla. Erdhët, pa ju thirrur ne. Erdhët për ne! Na ndihmuat të fitonim kohë, të luftonim kurbën, në korsitë dhe në spitalet tona. Me maskat tuaja në fytyrat tona, me respiratorët tuaj që na dhanë frymë. Do të fitojmë! Sigurisht që do të fitojmë. Dhe kur të keni nevojë, s’është nevoja të na thërrisni. Faleminderit vëllezër!”

Në fund të videos falenderohen Shqipëria, Australia, Kina, Koreja e Jugut, Kuba, Izraeli, Novegjia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Tunizia dhe Ukraina.

- Advertisement -

TE FUNDIT