22.5 C
Tirana

Ia doli: Ky qytet i Shqipërisë shërohet nga Koronavirusi

VENDI

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se ka shkuar në 773 numri i të prekurve me koronavirus në vend. Një prej qyteteve të prekur ka dalë nga harta Covid. Siç njofton ISHP në qytetin e Korçës duke filluar nga sot nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Të 19 të prekurit rezultojnë të gjthë të shëruar duke e bërë Korçën qytetin e radhës që del nga harta COVID bashkë me Lezhën, Rrogozhinën, Tropojën dhe Mallakastrën, të cilat gjithashtu nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.

Sot ISHP njoftoi për 7 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 773 numrin total të rasteve. Nga këta, 272 persona janë ende të sëmurë aktivë, kurse pjesa tjetër rezultojnë të shëruar.

Burimi: abcnews

- Advertisement -

TE FUNDIT