25.5 C
Tirana

I përmend SPAK-un në konferencë, Meta vihet në siklet dhe “kapet” me gazetaren

VENDI

Në konferencën urgjente të thirrur për mediat, presidenti Ilir Meta ndryshe nga hera e shkuar ka pranuar të pyetet nga gazetarët e pranishëm.

 

Teksa ka shkëmbyer një sërë batutash me ta, Meta ka ndryshuar sjellje gjatë një pyetje ku i kujtohet organi kryesor i reformës në drejtësi, “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, por që tani njihet me inicialet SPAK.

 

“A lidhen veprimet tuaja me ngritjen e SPAK? A keni frikë nga ngritja e SPAK?”, pyet gazetarja.

 

Meta ka ndryshuar qëndrim duke nënvizuar se nuk ka frikë nga drejtësia dhe se këtë sipas tij e dinë të gjithë shqiptarët.

 

Struktura në fjalë përbëhet nga Prokurorisë së Posaçme si dhe Njësia e Posaçme Hetimore me emrin “Byroja Kombëtare e Hetimit”, BKH, në varësi të saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT