24.5 C
Tirana

I pandehur për lobimet ruse/ Basha refuzon thirrjen e prokurorisë

VENDI

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi e kanë konsideruar në shkelje të ligjit thirrjen e tyre në prokurori sot në orën 9.30.
Në një letër drejtuar prokurorisë së Tiranës, Kryetari i PD shpreh gatishmërinë për t’u paraqitur në prokurori, sapo ajo, sipas tij, të zbatojë me përpikmeri ligjin.
Basha I ka kërkuar prokurorisë që të plotësojë njoftimin për paraqitje sipas ligjit, pasi sipas tij, në njoftimin e datës 12 qershor nuk është zbatuar kërkesa për prezantimin e fakteve.
“Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore. Duke kërkuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria, që të bëjë të njëjtën gjë. Në keto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës oër paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”

- Advertisement -

TE FUNDIT