24.5 C
Tirana

I gjori po shkonte të paguante sigurimet, policia gjobit burrin e varfër me 100 mijë lekë

VENDI

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania.

Një 61-vjeçar nga fshati Deshiran i Elbasanit, i quajtur Fadil Duka, shprehet për JOQ Albania se ka ecur për plot 15 km në këmbë për të shkuar drejt qytetit të Kuçovës për të paguar në bankë sigurimet shoqërore.
Mirëpo, sikur të mos i mjaftonte gjithë ajo lodhje për të përshkuar një distancë të tillë në këmbë, 61-vjeçari përballet me një tjetër të papritur.

Ai thotë se dy punonjës policie e ndaluan dhe e gjobitën me 100 mijë lekë të vjetra, duke mos marrë parasysh asgjë, ndonëse u tregoi arsyen e daljes, vetëm për faktin që ai nuk ishte i pajisur me autorizimin përkatës për të dalë.

Fadili ka dërguar edhe “procesverbalin mbi kundërvajtjen administrative”, në të cilën dy punonjësit e policisë, Kujtim Sula dhe Bardh Sula, janë vënë në dijeni që ai kishte shkuar në Kuçovë vetëm për pagesën e sigurimeve shoqërore, por kjo gjë s’i ka ndaluar ata që ta gjobisnin.
Ai ka dërguar edhe faturën e bankës, ku tregohet se ka kryer pagesën e sigurimeve shoqërore.

Mesazhi i plotë:
Pershendetje.. jam Fadil Duka nga Deshirani i Elbasanit bashkia BElSH , jam nisur sot nga fshati drejt Kuçoves rreth 15 km ne kemb , 20 metra para se te futesha ne bank per te paguar sigurimet shoqerore , me ndalojn 2 polic Kujtim Sula edhe Bardh Sula me pren gjoben 100 mij lek te vjetra .Duke ju treguar arsyjen ata nuk moren parasysh asigjë. ( te lutem publikoje )”.

- Advertisement -

TE FUNDIT