19.5 C
Tirana

Hazbi Kasaj i shkruan Metës: Kanceri mu në grykë, po s’më ftove dhe mua në konsultime!

VENDI

Pas konsultimeve që Ilir Meta ka bërë dje me krerët e disa partive të vogla, aleate me Lulzim Bashën, kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës, Hazbi Kasaj, i ka dërguar një letër publike Ilir Metës, ku e mallkon për injorimin që i ka bërë.

Letrën e tij e publikoi sot Jari:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Po bëj publike letrën që i është drejtuar Ilir Metës nga Hazbi Kasaj, i cili është irrituar përse nuk e ka ftuar në Presidencë:

“Zoti president!

Sot pashë nëpër televizione se ju keni ftuar në Presidencë disa kryetar partish, të nivelit tim, me të cilët konsultohesh për zgjedhjet parlamentare.

Unë jam kandidat në garë dhe nuk kam marrë asnjë ftesë.

Ata nuk janë fare në garë dhe ti i fton në Presidencë.

Po si mund të jesh kaq i padrejtë zoti president?

Po unë kam një jetë të tërë që mallkoj popullin që nuk më voton, tani del ti dhe më injoron fare, sikur nuk ekzistoj.

Po kanceri mu në grykë të rëntë ty dhe gjithë atyre që ke ftuar, po nuk më ftove dhe mua të dëgjosh fjalën time.

Se ti duhet ta dish që zgjedhjet i bën KQZ dhe jo Presidenca.

KQZ na ka pajis me letra, me autorizime, do na pajisë dhe me mandate.

Nuk e kuptoj pse përzihesh me këtë punë dhe kur përzihesh, pse nuk na thërret të gjitha palëve, se budallenj nuk janë vetëm ata që janë me ty.

Populli ka nevojë për premtime, ka nevojë për shpresë, ka nevojë për relaks, nuk ka nevojë të shikojë Dash Shehin e Fatmir Mediun duke hyrë në Presidencë.

Unë këtej bëj thirrje për liri seksuale, ti del fytyrë ngrysur në TV, unë bëj thirrje për vende pune, ti na nxjerr Mediun, që dhe ata që punësoi në të zezë në Gërdec, i vrau, unë bëj thirrje për të vlerësuar intelektualët, ti pret Nard Ndokën…

Kjo nuk është e drejtë.

Të bëj thirrje të reflektosh, pasi unë nuk jam si ata.

Unë kam propozime serioze edhe për në Presidencë.

Përshembull do të propozoj të shpërndash këtë Parlament, se nëse nuk fitoj për kryetar bashkie, dua të kandidoj për deputet.

Po ashtu, mendoj se duhet të shpallësh dhe gjendjen e jashtëzakonshme, dhe të mos lejosh njeri të dalë nga shtëpia pas orës 8 në darkë.

Vetëm kështu do rritet aktiviteti seksual dhe do kemi një bum fëmijësh, pasi Shqipëria po thahet.

Kam dhe ide të tjera zoti president, por dua takim urgjent.

I zemëruar me ju,

Hazbiu!”

- Advertisement -

TE FUNDIT