12.5 C
Tirana

Habit moderatori shqiptar tregon si e përndiqnin femrat: Më hidhnin thonj dhe flokë të lidhura tek dera

VENDI

Moderatori Arjon Muça i ka befasuar të gjithë me historinë që ka treguar në emisionin ‘Why Not”. Arjoni rrëfeu sesi femra të famshme çmendeshin pas tij dhe i shkonin poshtë pallatit në mes të natës.

Roza Lati: Ty të kanë vlerësuar shumë vajza për bukurinë e jashtme. Kanë qenë edhe goca të famshme që të kanë ardhur poshtë pallatit dhe të thërrisnin.

Arjon Muça: Në mëngjes për shembull, në orën 4 vinin me makinë dhe hapnin volumin e muzikës në maksimum dhe dilnin nga makina. Detyrohej babi të shkonte dhe t’i thoshte, të lutem largohu se le nam, nuk del ai. Unë bëja kështu si princeshë nuk dilja. Kjo ka ndodhur kur kam qenë i vogël, se një njeri i rritur diskuton, ballafaqohet.

Disa vajza më kanë gërvishtur makinën, më kanë hedhur thonj dhe flokë të lidhura tek dera e shtëpisë, më kanë shkruar me sprajt tek parkimi i makinës fjalë të ndryshme. Unë bëhem shumë indiferent në momentin që nuk kam më kontakt me dikë dhe që nuk është pjesë e jetës sime. Indiferencizmi i vret më shumë se sa një fjalë e thënë fort”.

- Advertisement -

TE FUNDIT