23.5 C
Tirana

Greta Koçi i përgjigjet njëherë e mirë pyetjes ‘Kur do gjesh burrë?’

VENDI

Ditën e sotme, këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuar në E Diell ku gjatë intervistës nuk mundi dot t’i shpëtonte një pyetjeje të drejtpërdrejtë rreth jetës së saj personale. Duhet të dini se që pas bërjes publike të romancës Eni Koçi- Genc Prelvukaj, fansat i shkruajnë vazhdimisht Gretës (më të madhes nga motrat) se kur do të ketë edhe ajo një partner ose nëse e ka, kush është ai?
“Rregullat në familjet shqiptare kështu janë. Martohet njëherë e madhja pastaj e vogla.” u ngacmua këngëtarja gjatë intervistës.
Si u përgjigj Greta? Me diplomaci:
“Ashtu janë, po këto punë nuk paskan radhë.Të gjitha këto kanë kohë dhe është proces që do ndodhë në jetën e njeriut. E rëndësishme është të arsimohesh, të kulturohesh, të kesh një karrierë të suksesshme, të jesh e zonja e vetes dhe burrin ta zgjedhësh në atë standard.”
Po kështu, Koçi rrëfeu edhe diçka më shumë përsa i përket karrierës muzikore, ku u shpreh se ka qenë pikërisht karakteri i saj ai që ka rezultuar si çelësi i suksesit. Teksa kujtoi fillesat e saj, artistja tha:
“Babi im që më menaxhonte më thoshte: Ty nuk duhet të të shohin kudo. Kështu, kolegët ishin në një tavolinë, unë hyja me dy truprojet dhe shkoja në një dhomë tjetër. Kjo më ka ndihmuar të ruaj raporte shumë të mira, ndodh edhe me njerëzit e thjeshtë.”

- Advertisement -

TE FUNDIT