25.5 C
Tirana

Gazetari i “Bild”, Peter Tiede jep lajmin e fortë: Sot, përgjime të reja

VENDI

Opionioni publik do të tronditet sërish nga përgjimet që flasin për blerje të votave dhe manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017.
Gazeta më e madhe në Europë “Bild” do të publikojë ditën sot të hënën, 16 video përgjime në lidhje me skandalet e qeverisë së Edi Ramës.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur, në rrjetet sociale, vetë gazetari i Bild, Peter Tiede, i cili pak ditë më parë tronditi gjithë opinionin publik me publikimet për shitblerjen e votës nga figura të rëndësishme të mazhorancës, ku dalin deputetë, kryebashkiakë, ish-ministra, ministra dhe kryeministri.
Në përgjimet e mëparshme të gazetës “Bild”, shfaqeshin bisedat mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe Astrit Avdylajt, i konsideruar si truri i bandës së Shijakut, sipas opozitës.
Gazetari Tiede ka shkruar në gjuhën shqipe dhe ka ftuar shqiptarët që nesër pasdite të ndjekin gazetën “bild.de”.

- Advertisement -

TE FUNDIT