13.5 C
Tirana

Futbollisti Eros Grezda s’e mban dot të fshehtë surprizën e Oriola Marashit në mesnatë për ditëlindje: M’veshi mezor…

VENDI

Modelja seksi Oriola Marashi dhe futbollisti me origjinë nga Kosova Eros Grezda, duket se po e shijojnë më së miri periudhën e qëndrimit së bashku. Eros Grezda feston ditëlindjen e tij, dhe Oriola ka realizuar një tortë në karantinë.

Të dy kanë postuar foton e tortës me luleshtrydhe, ndërsa futbollisti Grezda e ka shoqëruar dhe me dy emoji zemrash. Modelja ka postuar video ndërsa përgatit me dashuri, ëmbëlsirën për ditëlindjen e partnerit.

Postimi i Eros Grezdës dhe Oriola Marashit.

Nga ana tjetër Erosi ka postuar dhe një foto, ku shfaqet me një kostum sportiv dhe një palë syze dekorative për ditëlindje, ndërsa shkruan: “M’veshi mezor”.

Ai mbush 25 vjeç dhe nuk ka nguruar të tregojë se e dashura e ka ‘detyruar’ të bëjnë një festë në shtëpi për ditëlindjen e tij.

Më pas futbollisti e ka fshirë foton e tortës së shpërndarë në rrjete sociale, duke fshirë ‘gjurmët’, por kjo nuk i ka shpëtuar ndjekësve të tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT