11.5 C
Tirana

Flamuri kombëtar në tokë, revoltohet zëdhënësi i Metës: E përdhosën rrugëve të Shkodrës

VENDI

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reguar i revoltuar teksa ka publikuar një foto ku flamujt kombëtarë shqiptarë shihen të hedhur në tokë.

Në një reagim për mediat, Blushi shprehet se kjo është një përdhosje e simboleve kombëtare dhe se duhet treguar më shumë respekt.

Sipas zënëdhënësit të Presidentit, fotoja ku flamujt kombëtarë shihen të hedhur në tokë është shkrepur në Shkodër pas mitingut të Ramës.

Foto e publikuar nga Tedi Blushi
REAGIMI

Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura.

Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment.

U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar!

U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë!

(f.m/dosja.al)

- Advertisement -

TE FUNDIT