16.5 C
Tirana

Familja e kundërshtoi, infermierja shqiptare niset për në Itali: Mezi kam pritur

VENDI

Një grup i dytë me infermierë shqiptarë u nis sot në Itali, për të ndihmuar në lu ftën kundër Covid-19. Kristiana Çullhaj është një vajzë e re në moshë, e cila ka marrë përsipër këtë mision shumë të rëndësishëm, për të dhënë kontributin e saj, mes heronjve të bluzave të bardha.

Në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, ajo ka marrë vendimin për të shkruar në Itali.

“Unë kam 1 muaj që jam shkëputur nga puna, dhe kam aplikuar te portali për infermier dhe pas 2 javësh më kanë kontaktuar. Në orën 12:00 niset avioni. Do zbresim në Romë dhe atje do na ndajnë detyrat. Të them të drejtën nuk e pata të vështirë, mezi po prisja se e doja shumë dhe detyra më thërret. Kundërshtuan familjet, por duke para dëshirën time për të punuar ranë dakord me mua”, tha Kristiana për Report Tv.

Albano Çullhaj, vëllai i Kristianës tregon se nuk ka mundur që ta ndalojë dot, pasi ka parë tek motra e tij dëshirën shumë të madhe për të punuar.

“Është pak e frikshme se nga ato që dëgjojmë, por ajo e do shumë punën e saj dhe nuk e pengojmë dot”, tha Albano.

- Advertisement -

TE FUNDIT