15.5 C
Tirana

Falë Emina Çunmulajt, 27 fëmijë sot panë për herë të parë plazhin.

VENDI

Emina Çunmulaj është ndër personazhet më të dashur, jo vetëm për bamirësitë e shumta që bën, por edhe për thjeshtësinë që e karakterizon. Modelja është vërtet e pasur nga ana financiare, por pasuria e saj më e madhe është në shpirt.
Prej kohësh ajo është angazhuar në Fundjavë Ndryshe, duke lumturuar shumë familje shqiptare që jua ka ndryshuar jetën për mirë. Së fundmi, ajo ndodhet në Shqipëri dhe ka bërë të mundur ëndrrën e 27 fëmijëve të cilët kanë parë për herë të parë detin. Pra, këta fëmijë kanë gëzuar sot, pasi janë “njohur” me plazhin.
“Sot ishte një ditë e mbushur me lumturi dhe gëzim. 27 fëmijë të moshës 5-13 vjeç shkuan në plazh dhe notuan për herë të parë ne jetën e tyre.
Shumica prej tyre janë fëmijë që bashkë me Fundjavë Ndryshe dhe të gjithë ju i keni ndihmuar për të ndërtuar shtëpinë, i keni dhënë ushqim dhe veshje…Faleminderit për ndihmën tuaj të vazhdueshme!” shkruan Emina

- Advertisement -

TE FUNDIT