24.5 C
Tirana

Edhe të famshmit po qajnë, filmi që nuk duhet humbur në kohë karantine

VENDI

Është pikërisht ai, “Mrekullia në qelinë numër 7” që ka bërë për vete këdo që e ka parë. Në këto ditë izolimi, është filmi më i përfolur që të gjithë kanë zgjedhur të shohin. Një fabul dramatike që i ka bërë të gjithë të qajnë.

Filmi trajton historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzës së tij, të cilët bëjnë gjithçka për të qenë bashkë.

Memo, roli i jashtëzakonshëm i aktorit turk Aras Bulut İynemli, dënohet me varje në litar për një vdekje aksidentale jo për faj të tij.

Mënyra si trajtohet ngjarja i ka prekur të gjithë dhe për këtë arsye, filmi ka arritur shikueshmëri shumë të lartë.

Aktori kryesor, Aras Bulut İynemli, ka folur për suksesin e tij dhe nuk harron t’u japë një mesazh të gjithëve nga karantina.

“Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë Nr.7” filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”,- shkruan ai në rrjetin social.

Në kinema, filmi u ndoq nga më shumë se 5 milionë njerëz, ndërsa në këtë periudhë izolimi është kthyer në filmin e preferuar edhe të personazheve të njohur.

“Mrekullia në qelinë numër 7”, së fundi ka bërë të qajë si fëmijë edhe futbollistin e njohur Brazilian, Neymar. Përmes një postimi në Instagramin e tij, Neymar tregon se filmi e ka emocionuar shumë.

“Ata që kanë fëmijë, do t’i kuptojnë më mirë ndjenjat e mia, pasi të shikojnë këtë film. Film shumë i bukur, kam qarë si fëmijët”.

Nëse akoma nuk e keni parë, mos humbni asnjë minutë më shumë. Ne Netflix, por edhe në platforma të tjera në shqip.

- Advertisement -

TE FUNDIT