11.5 C
Tirana

E ka futur vet Basha në garën e PD-së? Flet hapur Agron Shehaj dhe i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen e tij

VENDI

Kandidati që synon të marrë kreun e PD-së, Agron Shehaj ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet se është futur në garë nga Lulzim Basha.

 

Shehaj tha në emisionin ‘Të paekspozuarit’ se nuk duhen ngatërruar elementët e lidershipit me PD-në, ndërkohë që i cilësoi këto zëra si thashetheme.

 

“Të mos ngatërrojmë elementë të lidershipit me PD. PD nuk është vetëm lidershipi. Mendoj se jam një element i rëndësishëm në PD dhe nuk duhet të ngatërrojmë PD me njerëz të përveçëm. Këto janë një thashethemnajë dhe unë jam futur në garë për të sjellë ndryshime.

 

Nëse duam të rrëzojmë Ramën duhet të jemi krejt ndryshe nga ai. Ne e kemi dashur demokraci, kjo është demokracia, në demokraci ka garë, në regjime ka tradhëtar. Kur dikush ka një mendim ndryshe shpallet tradhëtar. Në demokraci ka garë dhe konkurrencë”, – tha Shehaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT