18.5 C
Tirana

“Duan të na zhdukin me eksperimente”, Altin Goxhaj thirrje shqiptarëve duhët..

VENDI

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka folur sërish në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat u miratuan në Kuvend dhe u dekretuan nga presidenti Meta.

Në një intervistë për Fax News, Goxhaj tha se këto ndryshime nuk kanë kompetencë ligjore për të ndëshkuar qytetarët që thyejnë rregullat e karantinimit.

Goxhaj tha se ishte ndaluar nga policia sot, e cila kishte marrë urdhër për një gjë të tillë, pasi e dinin që ai do fliste për mosbindje civile.

Avokati sqaron se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas miratimit, që i bie më 8 maj, ndërsa theksoi se deri në këtë datë të gjithë kanë kohë ta kundërshtojnë këtë ligj.

Ai tha:

Më ndaloi Policia sot, arsyeja është se e dinë që do të flas për mosbindjen civile. Kishin marrë urdhër të më ndalonin sot. Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Edi Rama këtë javë miratuan Kodin Penal që fut shqiptarët në burg. Nëse do të merrja gjobë nga Policia herën e parë, herën e dytë që do të vija tek Fax News do futesha në burg dhe dënohesha me 6 muaj sipas ndryshimeve.

Këta vetë dalin si të duash. Unë do futesha në burg sipas logjikës së tyre, siç do futeshe edhe ti që sot të vendos gjobë dhe nesër në burg.Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas miratimit, pra me 8 Maj. Pra ne kemi kohë që deri në 8 Maj ta kundërshtojmë këtë ligj derisa të hyjë në fuqi. Çfarë është ky kod dhe ky nen i Metës, Bashës dhe Ramës. Basha e ka mbështetur ndërsa Meta e dekretoi ndërkohë që nuk thanë asnjë fjalë për daljen nga Deklarata e të Drejtave të Njeriut.

Më tej, avokati e cilësoi të paprecedentë dhe të paligjshme tërheqjen e Shqipërisë nga Konventa e të Drejtave të Njeriut.

Ai shtoi:

Kush e ka marrë vendimin për këtë, ajo nxjerrje është e paligjshme dhe jemi brenda Konventës, ta dini të gjithë se procedura e dorëheqjes është e paligjshme. Pse e kanë bërë Meta, Basha dhe Rama? Një qytetar del për të blerë bukë, e ndalon Policia, i vendos gjobë, del prap ditën tjetër se blen ilaçe, e ndalon Policia dhe e fut në burg. Ligji sipas tyre ka përcaktuar je i sëmurë apo jo dënohesh deri në 3 vjet. Meta është një mashtrues publik që deklaron se del dhe infekton të tjerët me virus.

Pra ka kaluar me procedurë të përshpejtuar një ligj që nuk mund të kalojë sepse në këto rethana e ndalon Kushtetuta. Ka kaluar gjithsahtu kur masat janë në fuqi ende, të parat. Meta ka mashtruar dy herë, njësoj si Basha dhe si Rama.
Më tutje, Goxhaj komentoi edhe vendimin e qeverisë shqiptare për t’u bërë pjesë e listës së 100 shteteve të ndryshme për të ushtruar eksperimente klinike për studimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Goxhajt, qeveria, me këtë vendim i konsideron shqiptarët si skllevër.

Ai theksoi:

Sot jemi pjesë e eksperimenteve të OBSH dhe deklarohet me krenari. Kjo do të thotë se shqiptarët vetëofrohen, këta që bëjnë si gay me botën por me prapanicën tonë, se na kanë vënë ne si kavje eksperimentale para OBSH kur vende të Afrikës se kanë pranuar, ne po se ne nuk jemi njerëz, jemi skllevër. Nëse nuk dëshiron ta bësh vaksinën, në botë do funksionojë që ata që se kanë bërë as nuk shkojnë në punë, as në shkollë, askund. Sipas Kodit Penal të Ramës, Bashës dhe Metës, çdo shqiptar nga 8 Maj mund të merret nga Policia sepse shpallet me koronavirus.

Të marrin dhe të fusin në një makinë dhe ti vdes e se merr vesh njeri, si në Kinë që e morën në shtëpi dhe e zhdukën, ëtë mund të bëjnë me këtë Kod Penal këta të tre që janë bashkë, për shkak të pazareve me Sorosin. Këta njerëz që varen nga Sorosi, Ilir Meta që e shante pastaj bëri pazar e na shiti për pazar, që kanë 30 vjet që po e shpopullojnë këtë vend dhe po e popullojnë me aziatikë dhe afrikanë. Rama në 9 të darkës dha njoftimin për daljen e grave dhe fëmijëve, pse nuk e bëri më herët. Mban në tension turmën pastaj jep noftimin. Koncepri është që ai njeri po tallet, dhe nuk është se po zbavit veten e vet, është pjesë e axhendës për skllavërimin e shqiptarëve. Ju e kuptoni se e bëjnë bashkë, nuk e bën vetëm, asnjë reagim nuk ka pasur opozita për këto masa.

Më tej, avokati deklaroi se duke nisur nga nesër në orën tetë të mëngjesit, ai do të dalë pa asnjë leje në shenjë proteste. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste, duke theksuar se më mirë të kalojmë në burg jetën se sa të bëhemi skllevër.

Goxhaj përfundoi:

Ju bëj thirrje të gjithëve për t’u bërë gati për të protestuar, për të drejtat tona, këta duan të na zhdukin, me eksperimentet që po bëjnë këta na trajtojnë si skllevër. Neser në orën 8 do tregojmë mosbindje civile, pa marrë leje, sepse më mirë është të kalojmë në burg jetën se sa të bëhemi skllevër.

- Advertisement -

TE FUNDIT