10.5 C
Tirana

“Ç’taksirat kanë dy fëmijët e mi të vegjël”, Valer Kolnikaj flet nga Burgu i Reçit: Ka vlera dhe shumë mirësi këtu…

VENDI

Valer Kolnikaj njihet si ndër personazhet publike më pikantë shqiptare ku prej kohësh mban edhe postin e mjekut. Në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i pasdites” ai ka treguar situatën në burgun e Reçit aty ku është përgjegjës mjekësor.

“Të burgosurit mbahen si të guximshëm, por Covid-19 i ka bërë të jenë më të kujdesshëm se kurrë. Kanë qenë shumë bashkëpunues. Në burg personazhet televizivë njihen më mirë se kudo tjetër. Janë të lidhur shumë ngushtë me ne që dalim në ekran, na ndjekin vazhdimisht. Tingëllon e çuditshme por janë njerëz shumë të mirë. Ka vlera dhe mirësi shumë. Ishin fansat e mi që nga nismat e para në showbiz. Ose u dukem si tip i ngjashëm se jam i guximshëm, pa limite. Gjejnë pak nga vetja e tyre. Kanë shumë përzemërsi,” u shpreh Valer Kolnikaj.

Sa i përket situatës së krijuar nga emergjenca Covid-19, Valeri ndau edhe frikën e tij më të madhe, atë për familjen e tij.

“Unë mendoj ç’ taksirat kanë dy fëmijët e mi të vegjël, të infektohen nga prindi që punon gjithë kohës në shëndet. Të vr et shumë… Çdo mjek, që janë më shumë në shërbim të të tjerëve sesa të njerëzve të tij, ndihen në f aj shumë ndaj fëmijëve, bashkëshortes apo prindërve. Të fundit kujtohemi për ata.”

- Advertisement -

TE FUNDIT