24.5 C
Tirana

COVID-19/ Infektohet shoferi në Elbasan dhe një e moshuar, 84-vjeçarja niset me urgjencë drejt spitalit Infektiv

VENDI

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe dy raste të reja me COVID-19 në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë një 84-vjeçare nga fshati Mengel dhe një 50-vjeçar.

 

Mësohet se rastet e reja janë vatra të reja infeksioni, pasi sipas burimeve nuk janë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 50-vjeçari punonte shofer në një kompani ndërtimi. Ndërsa, 84-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është trasportuar drejt Spitalit Infektiv, pasi vuan edhe nga sëmundje shoqëruese.

 

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se aktualisht në vendin tonë janë 795 të infektuar, janë shënuar 31 viktima dhe 531 qytetarë kanë fituar betejën me virusin. Një qytet me risk të ulët për transmetim të infeksionit, është Fieri, ndërsa Kruja ka numrin më të madh të pacientëve aktivë.

- Advertisement -

TE FUNDIT