13.5 C
Tirana

Cili version duhet të besohet? “Plakat e Prillit” s’do na lënë rehat

VENDI

Pavarësisht se për shumë prej jush mund të duket thjesht një mit, koha ka treguar se “Plakat e prillit” kanë qenë te vërteta.

Në çdo periudhë mes 25 marsit dhe 25 prillit, pavarësisht se jemi në stinën e pranverës, i gjithë vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe nga ulja e temperaturave.

Por si është legjenda e “Plakave të prillit”?

Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa.

Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha:

“Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.

Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”.

Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

- Advertisement -

TE FUNDIT