18.5 C
Tirana

Çfarë do të ndodhë me 30 Qershor?/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm

VENDI

Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, nga studioja e lajmeve në “Report Tv” komentoi situatën e tensionuar politike në vend.

Sipas Hoxhës, përplasjet që kanë ndodhur sot në Tropojë janë një shkëndijë.

Në këtë situatë që ndodhemi, ku institucionet nuk njohin njëra-tjetrën, është krijuar një ngërç i madh, ka theksuar Hoxha.

“Opozita ka gjithë të drejtën që përgjimet ti kthejë në kauzë. Populli ka të drejtë të protestojë. Ajo çfarë ka ndodhur sot në Tropojë, Shkodër, Kamëz, Vaun e Dejës është një shkëndijë. Nëse Parlamenti s’njeh Presidentin, Presidenti s’njeh Parlamentin.

Kryeministri s’njeh opozitën dhe kjo thotë se s’njohim Ramën për Kryeministër, ku do shkojmë? Çfarë do të ndodh me 30 Qershor? Në këtë pikë 27 bashki i ka PD-LSI dhe 34 i PS-ja, këta të opozitës thonë që njohin Dekretin e Presidentit,

po nëse Presidenti del me një datë për zgjedhje dhe këto 34 të PS-së nuk e njohin çfarë ndodh? Bashkitë kanë polici bashkiake të cilët janë të armatosura edhe bjeri ti biem pastaj”,-tha Hoxha./CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT