18.5 C
Tirana

“Burri kënaqet me pak, ai dëshiron vetëm…”, Adelina Tahiri rrëfen sekretet e raportit me biznesmenin: S’është tip që natën…zihemi kot

VENDI

Këngëtarja Adelina Tahiri në një lidhje direkte me Bieta Sulon, në emisionin “Ftesë në 5”, ka folur për ditët e saj në karantinë.

 

E pyetur nga moderatorja për marrëdhëniet me bashkëshortin biznesmen të njohur në Maqedoni, Adelina Tahiri ka rrëfyer se shpeshherë e kritikon për blerjet e tepërta.

 

Ndërsa përsa i përket teorisë së famshme se dashuria vjen nga stomaku, Adelina Tahiri ka treguar se bashkëshorti i saj kënaqet me pak, dhe nuk është i apasionuar pas ushqimit, por mbas çokollatave.

 

“Të them sinqerisht ashtu thonë, që dashuria vjen nga stomaku. Por, burri im nuk është tip që han shumë, ai do vetëm mishin. Dhe nuk është tip që natën han. Ai dëshiron vetëm një çokollatë nëse ja jap. Ai është njeriu më i lumtur në botë.Me pak me diçka të vogël mund tja marr dashurinë nëpërmjet stomakut,”- është shprehur Adelina Tahiri.

 

Të gjendur në karantinë ata zihen për gjëra koti. Adelina ka treguar se pavarësisht se i plotëson çdo dëshirë, ndonjëherë e kritikon për blerjet.

 

“Njifemi shumë mirë me njëri-tjetrin dhe ai e din që Adelina nuk reziston dot pa ble apo shpenzuar, qoftë të lira apo të shtrenjta. Por ka momente kur jemi në investime biznesi, më thotë: Adelina ki kujdes pak. Por që Adelina prap nuk di të ket kujdes. Por jo nuk jemi zënë për punë shpenzimesh. Jemi zënë për çeshtje kot. Sidomos tani që jemi në shtëpi zihemi kot,”- ka shtuar më tej këngëtarja.

- Advertisement -

TE FUNDIT