Zona e Devollit është përfshirë këtë të dielë nga reshje të dendura breshëri ku si pasojë janë shkaktuar dëme të shumta në bujqësi.
Banorët e fshatrave Sul, Koshnicë, Miras, Çetë, Cangonj, etj, kanë ngritur shqetësimin se të mbjellat e tyre janë dëmtuar.
Po ashtu krahas të mbjellave breshëri ka shkaktuar dëme edhe në frutikulturë.