17.5 C
Tirana

Besimtarët muslimanë festojnë sot Fiter Bajramin

VENDI

Besimtarët muslimanë festojnë këtë të martë Fiter Bajramin.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku falën namazin e Fiter Bajramit.
Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u lut që Zoti në këtë festë ta begatojë dhe ta mbushë me mirësi dhe paqe vendin tonë.
“Zoti i madhëruar thotë: ‘Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhrit tim falët namazin e Bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e falura’. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar! Fiter Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkuptimet, mosmarrëveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur! Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimi”
Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se muslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë ndihma duke u solidarizuar me të varfrit.


- Advertisement -

TE FUNDIT