13.5 C
Tirana

Bashkia Malësi e Madhe vazhdon mbështetjen e familjeve në nevojë në territorin e saj…

VENDI

Bashkia Malësi e Madhe po vijon mbështetjen e familjeve në nevojë por edhe individëve. Në të gjitha njësitë administrative, kanë mbërritur tashmë ndihmat për këto familje. Pamjet që mund të ndiqni më poshtë, tregojnë këtë proces në në lagjet Culaj, Pikza, Llazan dhe Mehaj të qytetit të Koplikut. Knë përfituar ndihma në këto lagje 50 familje, ndërsa procesi do të vijojë pa ndërprerje deri në fund të gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.

Vlen të theksohet se deri tani, zyrtarosht Bashkia Malësi e Madhe nuk është prekur nga virusi korona. Ka patur vetëm dyshime, të cilët pas testimeve dhe analizimit të mostrave në ISHP Tiranë, kanë rezultuar negativë. Pavarësisht se në mes Malësisë së Tuzit dhe Shkodrës ku nuk kanë munguar rastet me korona virus, Malësia e Madhe vazhdon të jetë e paprekur.

Madje, edhe prania e Pikës së Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit, territor i kësaj bashkie, nuk ka ndikuar në përhapjen e pandemisë. Ditët e fundit në Tamarë dhe në një hotel të njohur, janë vendosur në karantinë persona që kanë hyrë nga Mali i Zi, të cilët po mbikqyren nga policia dhe NjVKSH Malësi e Madhe.

- Advertisement -

TE FUNDIT