9.5 C
Tirana

Autori doli nga burgu me leje të posaçme nga koronavirusi, policia zbardh ngjarjen në Shkodër

VENDI

Policia e Shtetit bën me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në mëngjesin e e datës 4 qershor në Shkodër, ku mbeti i pla gosur 27 vjeçari Vasel Koceku.

 

Bëhet me dije se është shpallur në kërkim autori i dysh uar R.Z, 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Pla gosja e lehtë me dashje”.

 

Mësohet se policia ka arr estuar E.D, 32 vjeç, , banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i kr imit”.

Gjithashtu në pra nga ka rënë edhe 27 vjeçari i plagosur, pasi ka thyer “Arr estin në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për shkak të COVDI-19.

 

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.06.2020, ku mbeti i pla gosur shtetasi V. K.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dys huar i ngjarjes.

Vihet në pranga edhe 27-vjeçari që mbeti i pla gosur, pasi theu masën e sigurisë “Arr est në shtëpi”.

 

Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim kr imi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë vijuar punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 04.06.200, ku u pla gos me ar më zj arri shtetasi V. K., 27 vjeç.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të bërë nga strukturat e Policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Pla gosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të bu rgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arr est në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19.

 

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i kr imit”.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT