27.5 C
Tirana

“Asnjë ditë në banesë gjatë karantinës”/ Gazetari nxjerr faturat: 32 mijë lekë më erdhën dritat dhe 16 mijë uji

VENDI

Gazetari Aulon Kalaja ka deklaruar për Fac News se gjatë karantinës nuk ka qenë në banesën e tij në Tiranë, por ndërkohë fatura e dritave i ka ardhur 32 mijë lekë dhe ajo e ujit 16 mijë lekë.

 

“Meqë dua të jap fakte, këto janë dy faturat e mija me të cilat kam paguar ujë dhe drita në periudhën e karantinës ku nuk kam qenë në Tiranë por tek familja ime në Krujë, më kanë sjellë një faturë energjie 32 mijë lekë për apartamentin në Tiranë pa qenë asnjë ditë në shtëpi. E them me përgjegjësi të madhe, ndërsa e ujit më ka ardhur pa qenë edhe kjo asnjë ditë në shtëpi 16 mijë lekë të vjetra”, është shprehur ai.

 

Më tej ai u shpreh se do të marrë pjesë n protestën e 7 Majit dhe renditi edhe arsyer pse duhet të protestohet.

 

“Unë do të jem në atë protestë dhe do të bëj maksimumin duke bërë thirrje që të jetë sa më masive. Qeveria ka bërë gjithçka që të bllokojë zërin e qytetarëve, e keqja fiton kur të mirët nuk luftojnë. Ky është momenti për t’ju dalë përballë të këqijave dhe është një moment përballë diktaturës. Kryeministri po përdor karantinën për të shtyrë ditët në pushtet. Një patriot duhet të jetë gjithnjë gati për të mbrojtur shtetin e tij nga qeveria e tij. Një qeveri është e përkohshme, shteti është i përjetshëm dhe burra e gra duhet ta mbrojnë. Një popull nuk mund të jetë fatalist duke mbajtur në këmbë një qeveri që ka ardhur me vota në 2013, por që sot është pakicë dhe kur sundon pakica quhet tirani. Sipas ligjit Pólicia njoftohet dhe nuk merret leje. Kjo bëhet edhe në vigjilje të masave dhe ndryshimin në Kodin Pénal sepse analfabetët votuan me sy mbyllur ato ndryshime që futen në fuqi më 8 maj”, tha ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT