17.5 C
Tirana

Artan Hoxha: Kush ishin dy personat e tjerë, pse shkoi Altin Ndoci në ceremoninë e varrimit të vëllezërve Haxhia

VENDI

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Altin Ndoci nuk ka qenë në ceremoninë mortore të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, për t’u shprehur ngushëllime familjarëve.

I ftuar në ABC News, Hoxha tha se Ndoci ka qenë aty për të zbardhur gjurmët, për të kuptuar nëse ndonjë nga familjarët kishte kuptuar se kush ishte ai, apo nëse kishin ndonjë dyshim në lidhje me autorët.

Hoxha shtoi më tej se Ndoci nuk ka qenë vetëm, dhe se nga kamerat, është zbuluar se në ceremoni dhe në të tretat, kanë qenë edhe dy persona të tjerë për ngushëllim, me origjinë nga jugu, dhe që nuk kishin lidhje të afërt me viktimën.

“Fakti që Altin Ndoci ka qenë në ceremoninë mortore, nuk ka shprehur vërtet ngushëllime. Ai ka qenë edhe në të tretat, dhe arsyeja ka qenë për të zbuluar ndonjë informacion. Për të parë se çfarë kanë kuptuar familjarët. Sepse do s’do një nga familja e thotë një lloj dyshimi. Madje janë mbledhur edhe kamerat e sigurisë. Dy persona të tjerë që kanë qenë në ceremoni janë shoqëruar, sepse dyshohet se edhe ata kanë qenë për të njëjtat arsye si Ndoci. Janë me origjinë nga jugu, nga Vlora të mos gaboj dhe nuk kishin lidhje me viktimat”.

- Advertisement -

TE FUNDIT