13.5 C
Tirana

Andi dhe Melisa puthen në sy të të gjithëve, Shqipja i’u kthehet KEQ: Je si kameleon, një tjetër …

VENDI

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi ishin sot të ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” në Top Channel. Meqë panelit iu bashkua një çift i bukur si dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi shpërndau edhe llokumet. Gjatë bisedës në studio, dy të rinjve iu kërkua të realizonin një puthje publike pasi sipas sondazhit 3% e njerëzve mendonin se kjo do të zhdukte misterin.

 

Melisa dhe Andi nuk kanë hezituar dhe kanë puthur njëri-tjerin në sy të të gjithëve, duke shpërndarë kështu shumë dashuri.

 

Ndonëse njohja e tyre nisi në programin Për’Puthen, historia u finalizua jashtë dhe Melisa ka treguar në rubrikën “Trotuar” në E diell se prisnin që të kishin diçka konkrete për t’ia treguar edhe publikut.

 

“Mjaftueshëm zhurmë kisha dhe e dija që po të dilja në program, do kisha më shumë zhurmë. Meqë jemi bërë personazhe publike, secili sheh interesin e vet dhe po prisja të debutoja pak në muzikë. Ne në fillimet tona ishim, nuk kishim diçka fikse dhe po prisnim të finalizonim dicka mes nesh dhe t’ja tregonim edhe të tjerët”, tha Melisa.

 

Nuk ka munguar debati me një prej konkurrenteve të Për’puthen, Shqipen, e cila shprehu pëlqim për Andin por asgjë nuk vijoi me tej. Shqipja pretendoi se e bënë publike lidhjen me klikime, ndërsa Melisa zgjodhi të mos debatonte gjatë me të. Në këtë bisedë, Andi nuk bëri asnjë ndërhyrje.

 

Shqipja: Pse nuk e keni shpallur brenda programit që keni qenë bashkë dhe pse e keni mohuar kur produksioni ju ka ulur tek kafja marrëdhënien tuaj apo prisnit të bënit këngën se çdo gjë për klikime.

 

Melisa: E ke parë?

 

Shqipja: Çdo gjë për klikime? A të pëlqyen klikimet?

 

Melisa: Do flasësh vetë?

 

Shqipja: Melisa ka ngatërruar diçka, vërtet programi kishte që mund të futej cdo lloj kategorie. Por një gjë e bëmë të dyja bashkë, të dyja u futëm me emrin tim. Por kemi një gjë jo të përbashkët, unë një gjë e mbaj deri në fund, nuk ndryshoj, kurse ti je si kameleon.

 

Melisa: Unë jam multidimensionale. Fol me veten po ashtu. Nëse do të bërtasësh, fol me veten.

 

Në bisedë e sipër, Shqipja i tha Serxhinës që të mos ngacmojë Andin se është i lidhur, ndërsa Melisa reagoi menjëherë drejt saj. Më pas, Shqipja tha se beson tek romanca e tyre, ndonëse do t’i pëlqente që çdo gjë ta bënin publike në programin Për’Puthen.

 

Shqipja: Ti kujdes mos ngacmo të dashurin e Melisës se javën që kaloi po i bije nga mbrapa nga prapanica, kujdes se është i lidhur. Është i lidhur.

 

Melisa: Po ti Shqipe çfarë i bën, po e kontrollon?

 

Shqipja: Mua më vjen mirë që jeni të dy bashkë, por nuk më vjen mirë që e bëtë jashtë kamerave. E kam thënë që në fillim, nuk më ka pëlqyer pafytyrësia, do ishte më e bukur të ndodhte në ekran.

- Advertisement -

TE FUNDIT