23.5 C
Tirana

Akuzat e PD, Rama: Do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës në lidhje se si po menaxhohet situata e krijuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se PD nuk mendon të ndihmoj qytetarët, por vijon “ëndërron” protesta duke e cilësuar COVID-19 si Sudja me thasë me para.

Kryeministri shkruan se PD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës.

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës,”-shprehet Rama./ Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT