10.5 C
Tirana

Aksidenti masiv, qytetari zbulon detaje: U shkaktua nga një polic, ishte me shpejtësi të madhe. S’ka as dokumente për makinën

VENDI

Në zonën e ish-bllokut ka ndodhur sot një aksident i frikshëm, ku një prej mjeteve të përfshira në të përfundoi në një dyqan. Një qytetar, që ka parë të gjithë ngjarjen ka treguar se kush ka qenë shkaktari i aksidentit dhe ngre disa shqetësime.

Në një mesazh për Hartën Digjitale të Aksidenteve Rrugore, ai shkruan se ka qenë makina e drejtuar nga polici Gerald Shameta që ka shkaktuar aksidentin, pasi ka qenë me shpejtësi të madhe. “Si shkoi deri ne ish-blloku polici pa u ndaluar asnjehere sidomos ne keto dite qe kontrollet jane te vazhdueshme. Polici banon ne Yzberisht, qe do te thote ka kaluar nepermjet shume kontrolleve, krimi i perfshire ne policine tone beri qe sot te ndodhte nje aksident i tmerrshem”, shkruan qytetari.

MESAZHI I PLOTË I PUBLIKUAR NGA HDA

Pershendetje Harta Digitale…! Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar dhe nje ndjekes i rregullt i faqes tuaj. Sot ne ish-Bllok u be nje aksident masiv. Makina e drejtuar nga polici Gerald Shameta me shpejtësi te madhe, përfundoi brenda një biznesi, dhe fatmiresisht nuk pati njeri ne rruge ne ate moment se do ishte qene katastrofale ….! Një aksident i rëndë ne mes te nje zone shume te njohur në Tiranë.

Makina e policit ka qene pa letra me targa angleze AF09YJO. Shkak është bërë shpejtësia e madhe e policit Gerald Shametaj. Pyetja ime eshte: -Si shkoi deri ne ish-blloku polici pa u ndaluar asnjehere sidomos ne keto dite qe kontrollet jane te vazhdueshme. Polici banon ne Yzberisht, qe do te thote ka kaluar nepermjet shume kontrolleve, krimi i perfshire ne policine tone beri qe sot te ndodhte nje aksident i tmerrshem.

Pyetja ime tjeter eshte pse i mbrohen krahet kur polici ka qene me shpejtesi shume te larte dhe pse nuk del emri i tij ne media, pse nuk thote policia nje deklarate qe u pushua nga puna dhe u moren masa sikur cdo qytetar i thjeshte??? Kjo dite beri qe te shikojme serish sa te zhytur jemi ne ende me kete llum drejtesie. Por une si qytetar nuk e le dot ne kete forme te fshehur kete ndodhi, emri i tij eshte Gerald Shametaj nje polic cinik dhe eshte shume e lehte te degjosh fjale per kete njeri se Shqiperia eshte e vogel. Ai duhet te denohet as me pak as me shume se si nje qytetar i thjeshte pa asnje dallim . Ju faleminderit per kohen tuaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT