17.5 C
Tirana

A po vjen vala e dytë e koronavirusit? Ja vendet që po shënojnë sërish rritje të vik timave dhe të prekurve

VENDI

Para pak ditësh të gjithë u gëzuan pasi shifrat e të infektuarve dhe sidomos viktimave po pësonte ulje në Itali, Spanjë, Britani e Belgjikë. Edhe Franca pati rënie drastike. Mirëpo jo për shumë kohë. Kurba shënoi rënie vetëm për dy ditë.

Në Spanjë u mësuam të kishim afro 1000 viktima çdo ditë, mirëpo shifrat erdhën duke u ulur. Fundjava shënoi nën 300 viktima, dje, u regjistruan 301, ndërsa sot 453. Një rritje me 50%, e cila konsiderohet alarmante.

Edhe Italia thuajse çdo ditë raportonte afro 1000 të vdekur dhe mijëra të infektuar, por para katër ditësh u vu re një ulje e viktimave në shtetin fqinj. Mirëpo nuk zgjati shumë as në Itali. Të dielën u shënuan 260 viktima, të hënën u rritën po ashtu dhe dje, 382 viktima.

Britania në pikun e saj arriti maksimumin me 989 viktima, ndërsa në fundjavë pësoi rënie me -50%, ndërsa dje shënoi 639, sot 601. Ndoshta hapja graduale ka pasur efekt negativ? Edhe vendi ynë nga 10 para dy ditësh, 14 dje dhe 16 sot

Edhe Belgjika me Holandën sot u përballën me një rritje të numrit të viktimave, krahasur me një ditë më parë. Nga 124 dhe 48 dje, sot kanë humbur jetën 170 persona në Belgjikë e 145 në Holandë.

Shumë ekspertë paralajmëruan se nëse do të ketë një hapje atëherë do të ketë edhe më shumë të infektuar dhe viktima. Të gjithë i frikësohen një vale të dytë.

Në orën 18:00 do të raportohen shifrat e fundit të Italisë dhe në orën 20:00 shifrat e Francës, e cila po ashtu ka regjistruar rritje graduale të numrit të viktimave.

- Advertisement -

TE FUNDIT