17.5 C
Tirana

“400 mijë lekë në dorë punonjësve të këtyre sektorëve, ja cilët përfitojnë”, Rama prezanton paketën e zgjeruar

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se cilat kategori do përfitojnë nga paketa e zgjeruar e ndihmës ekonomike në kuadër të luftës me korona virusin. Katërqind mijë lekë në dorë do marrin punonjësit që kanë humbur punën në sektorin e turizmit, në biznesin e madh me mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit dhe 100 mijë punonjës të tjerë të biznese të vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të mbylljes dhe nuk përfituan nga paketa e parë.

“Kjo paketë është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori:

10 mijë punonjës të turizmit

66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi i madh mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit

100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të mbylljes dhe nuk përfituan nga paketa e parë”.Rama ka sqaruar edhe ata punonjës të biznesit të vogël që u tha se iu refuzua ndihma në paketën e parë.

“U pretendua se u refuzuan bizneset e vogla, sikur u mohua ndihma jonë. Jo. Shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin se nuk ishin të përfshira në paketën e parë që edhe pse e thamë që janë goditur rëndë në xhiron e tyre, do përfshiheshin në paketën e zgjeruar dhe ja ku jemi sot, ku jemi të gatshëm ti trajtojmë ndershmërisht e seriozisht me gjithë mundësinë që na jep llogaria financiare, me armikun që e kemi vërdallë.

Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve që përfshihen ata që janë në biznesin e vogël, do vëmë në dispozicion 4 miliardë lekë dhe çdo individi në këtë kategori do i japim 400 mijë lekë drejtpërdrejtë.

Për punonjësit që e kanë humbur punën në biznes private 66 mijë punonjës do vëmë në dispozicion 2.64 miliardë lekë dhe ata do marrin 400 mijë lekë direkt.

Për turizmin, fasonë e veprimtaritë prodhuese paketa e zgjeruar do krijojë kapital qarkullues, por në listën e individëve që do ndihmohen drejtpërdrejt janë edhe 10 mijë punonjës që do marrin 400 mijë lekë, bëhet fjalë për 4 milionë dollarë të tjera”.

Sipas Ramës, “Instrumenti i ri financiar për turizmin, industrinë fason dhe sektorin e shërbimeve, është një tjetër garanci sovrane prej 150 mln dollarësh. Nëse lufta do na thoshte dikush se mbaron nesër, instrumentet do të ishin ndryshe. Po ashtu, paketa e zgjeruar parashikon që të gjitha sipërmarrjet, përjashton kompanitë e furnizimit, telekomunikacionit, pagesat e kësteve do të mund të bëhen pas datës 30 shtator, ndërsa për bizneset e vogël pagesat e kësteve do të shtyhen përtej 30 dhjetorit të këtij viti. Kjo paketë e zgjeruar do të miratohet në 48 orët në vijim dhe shumat përkatëse do të lëvrohen nga data 20 prill.”.

- Advertisement -

TE FUNDIT