17.5 C
Tirana

10 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërkohë fasoneria vijon punën

VENDI

Raste të reja me koronavirus janë evidentuar në Krujë.

Dyshohet se të paktën 10 punonjës të një fasonerie kanë rezultuar pozitivë me koronavirus por lajmi ende nuk është bërë publik.

Denoncimi në JOQ Albania është bërë nga disa qytetarë të cilët tregojnë se bëhet fjalë për fasonerinë “Endi shpk”, e cila vijon të qëndrojë e hapur edhe pas evidentimit të rasteve me Covid-19.

Mesazhet e qytetarëve për JOQ Albania:

Pershendetje, JOQ ne Kruje. Ne fasonerine “Endi shpk”, ka raste ke konfirmuara me koronavirus dhe fasoneria vazhdon te qendroje e hapur duke i bere presion punetoreve qe mos te lene punen perndryshe do largohen nga puna, dhe shteti nuk mer masa per fasoneritë, ju lutem publikojeni se po na marin ne qafë.
Përshëndetje,10 raste te reja te konfirmuara me qytetin e Krujes dhe Fushkrujes punonjes te nje fasonerie dhe asgje publike.

- Advertisement -

TE FUNDIT