10.5 C
Tirana

U zhduk papritur nga rrjetet sociale/ Bashkëshorti i Angela Martinit në kërkim nga policia

VENDI

Ditën e djeshme është vënë në dukje fakti që modelja shqiptare Angela Martini dhe bashkëshorti i saj miliarder Dragos, nuk po postonin më foto bashkë në rrjetet sociale. Kjo bëri që të gjithë të mendonin se çifti mund t’i kishte dhënë fund martesës.

Por si duket problem qenka më serioz. Mediat rumune shkruajnë se Dragos ka probleme me drejtësinë dhe është në kërkim nga policia.

Miliarderi është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani pasi akuzohet për mashtrim, falsifikim dokumentacioni të trashëgimisë së disa pronësive në bregdet.

Miliarderi ndodhet nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal, i cili thuhet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 114 milionë euro.

“Anabel.al” bën të ditur se mediat rumune shkruajnë që Dragos ka siguruar ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari dhe i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri e më pas i ka shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.

- Advertisement -

TE FUNDIT