14.5 C
Tirana

Një engjëll po vjen! Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, së shpejti prindër për herë të dytë

VENDI

Alban Skënderaj ka mbajtur mbrëmjen e djeshme koncertin recital “Hapësira e një ëndrre” në Prishtinë. Artisti shqiptar ashtu si në Shqipëri edhe në këtë koncert kishte rezervuar surpriza, por kjo e kësaj here ishte vërtet shumë e veçantë.

 

Miriami është ngjitur në skenë për të kënduar me Albanin dhe aty çifti i njohur kanë dhënë lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë. Përpara se të interpretonin këngën “Dhurata” Albani është shprehur:

 

“Këtë këngë ja kushtojmë vajzës sonë Ameli dhe një engjëlli që po vjen në jetë”.

Sapo kanë dhënë lajmin, publiku ka shpërthyer në duartrokitje dhe ovacione si për t’i uruar për këtë moment të rëndësishëm në jetë.

 

Kjo ka qenë periudha e tyre më e lumtur pasi vetëm para pak javësh ata kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre shumë vjeçare.

- Advertisement -

TE FUNDIT