Ish-boksieri Skënder Kurti është vik tima e 21-të në Shqipëri nga virusi. 61-vjeçari pësoi vde kje klinike në 23 mars dhe u raportua si vik tima e pestë e virusit në Shqipëri, por më pas duket se stafi mjekësor bëri mrekulli duke e mbajtur gjallë.
Ai prej disa ditësh qëndroi në terapi intensive. Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill.
Skënder Kurti, ish-sboksier i dalluar që në rini ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite. Kurti është trajneri i parë i kombëtares shqiptare të boksit dhe Tiranës.