10.5 C
Tirana

Mjeku Pipero-shqiptarëve: S’u shpëton as rakia e as hudhrat, rrini në shtëpi!

VENDI

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar në vendin tonë janë shtuar nga dita në ditë. Së fundmi mjeku Pipero u ka bërë edhe një herë apel shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi.

Po ashtu ai ka thënë se nuk është koha që shqiptarët të bëjnë shaka, por që të dëgjojnë këshillat e mjekëve. Mjeku është shprehur edhe se as hudhrat dhe as rakia nuk u shpëtojnë nga koronavirusi, por vetëm qëndrimi në shtëpi.

Fjala e tij:

NUK ËSHTË KOHA PËR TË BËRË SHAKA, DËGJONI KËSHILLAT TONA. AS HUDHRAT AS RAKIA AS DJATHI I FRESKËT NUK U SHPËTON, QËNDRIMI NË SHTËPI DHE RESPEKTIMI I RREGULLAVE PO. DUHEN RESPEKTUAR KËSHILLAT TONA DHE RREGULLAT QË JANË VENDOSUR.

Kujtojmë këtu se gati e gjithë bota është në psikozë prej Covid-19. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi është i madh në gjithë botën.

- Advertisement -

TE FUNDIT