19.5 C
Tirana

“Mjekra i rritet, flokët jo”/ Artan Hoxha nxjerr fotot e Ramës: Ku e gjen berberin Kryeministri?

VENDI

Gjatë kësaj kohe pandemie nuk lejohet që berberët të ushtrojnë punën e tyre. Pritet që ky biznes të fillojë aktivitetin pas 11 majit. Por gazetari, Artan Hoxha ka publikuar në Facebook disa foto të kryeministrit Edi Rama, që janë realizuar këto kohë, ku ky i fundit shfaqet i qethur. Gazetari teksa tregon bisedën me një berber shprehet me ironi se Ramës mjekra i rritet por flokët jo. Hoxha ngre më tje pyetjen: “Pse Ramës i lejohet të qethet?”

 

“Hyra ne rrjet dhe pashe pamjet e Rames nga 10 marsi, kur nisi izolimi, e deri me sot, me 5 maj. Cuditerisht berberi kishte te drejte. Ne dy muaj rresht, qe berberet jane ndaluar te ushtrojne zanatin e tyre, kryeministri, kishte vetem ndonje luhatje te vogel me mjekrren, floket i kishte njelloj, nga fillimi ne fund… Ju do thoni, po edhe me floket e Rames do merresh tani?! Jo mor jo, mua as me kishte shkuar mendja!!! Por berberi i lagjes, qe ka dy muaj pa pune dhe qe rrezikon veten, te me pres floket mua, ishte bere kurioz, cili ishte berberi fatlum, qe ne keto dy muaj izolim, kishte vazhduar te ushtronte zanatin, duke u kujdesur per koken e kryeministrit?! “, shprehet Hoxha ndër të tjera.

 

Reagimi i plotë:

Pse Kryeministri qethet dhe populli, jo?!

Eh si eshte populli, ilac per zotin…
Mbreme ne darke, diku mes ores 21.00, pata takimin e dyte me berberin e lagjes, qe prej dates 10 mars, kur nisi karantinimi dhe izolimi.
Sigurisht, takimi u realizua ne fshehtesi. Me komunikim ne whatsapp. Pastaj, ai me tregoi orarin sapo te binte erresira. Me tregoi drejtimin nga do shkoja te berberana. Me dha parrullen. Une i tregova kunderparrullen. Ai me maske e doreza ne duar. Une po ashtu me maske ne fytyre…

 

Fiks batuta e te madhit Ilia Shyti, te filmi “Tela per violine”, kur Agim Qirjaqi i zuri gojen me dore qe te mos fliste:
“Temen, si ne kohen e gjermanit”, tha Ilija i ndjere…
Jam perpjekur, qe takimin sekret me berberin, ta realizoje nje here ne muaj. Ne kete menyre te mos e rrezikoj, as ate vet dhe as biznesin e tij.
Kur e pyeta, pse nuk i kane lejuar akoma berberet, dhe nese dinte gje kur qeveria do t’i lejonte te dilnin nga ilegaliteti?!
Ai, qeshi dhe me tha:
“Po mua me pyet?!
Pyet Ramen, ai i di keto pune!!
Por nje gje me ka bere pershtypje.

 

Rama ka dy muaj, qe kur nisi izolimi dhe berberet dolen ne ilegalitet, qe shfaqet ne media, 3-4 here cdo dite.
Kam pare qe atij ndonje dite, mund ti jete rritur pak mjekrra.
Por floket, i ka patur vazhdimisht te kuruar dhe me te njejten gjatesi, si me 10 mars, si me 30 mars, si me 10 prill, si me 4 maj.
Pse, vetem mjekrra i rritet atij?

 

Nuk i rriten floket?!

Pse Rames i lejohet te qethet cdo dite, ta kuroje imazhin dhe berberi i tij, te jete i ligjshem?!
Ndersa ne, berberet qe qethim popullin, cilesohemi te paligjshem dhe rrezikojme te shkojme ne burg, nese na kapin me gershere ne dore”?!..

 

He thashe, ku i vete mendja! Dhe sa per kuriozitet, berberi i lagjes sime, eshte simpatizant i flakte i Rames edhe pse eshte moshe e re…
Hyra ne rrjet dhe pashe pamjet e Rames nga 10 marsi, kur nisi izolimi, e deri me sot, me 5 maj.

Cuditerisht berberi kishte te drejte
Ne dy muaj rresht, qe berberet jane ndaluar te ushtrojne zanatin e tyre, kryeministri, kishte vetem ndonje luhatje te vogel me mjekrren, floket i kishte njelloj, nga fillimi ne fund…

 

Ju do thoni, po edhe me floket e Rames do merresh tani?!
Jo mor jo, mua as me kishte shkuar mendja!!!
Por berberi i lagjes, qe ka dy muaj pa pune dhe qe rrezikon veten, te me pres floket mua, ishte bere kurioz, cili ishte berberi fatlum, qe ne keto dy muaj izolim, kishte vazhduar te ushtronte zanatin, duke u kujdesur per koken e kryeministrit? Ne foto: Kryeministri Rama, i fotografuar ne daljeve ne publik, gjate 2 muajeve te izolimit.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT